Krasniqi: Bislimi ia pamundësoi Kosovës anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Krasniqi: Bislimi ia pamundësoi Kosovës anëtarësimin në Këshillin e Evropës

14:52, 12/04/2022

Këto deklarata ai i bëri në seancën plenare që po mbahet të martën në Kuvendin e Kosovës ku po debatohet për politikën e jashtme.

“Edhe Bislimi është bërë protagonist, dhe ka marrë një hise goxha të madhe të vëmendjes në arenën vendore dhe ndërkombëtare. Pikërisht kur Kosovës ju hap mundësia që të lëviz në drejtim të anëtarësimit në Këshillit e Evropës, lirisht mund të themi se skandali amatoresk i Bislimit e deskriditoj këtë mundësi qysh në fillim dhe efektivisht ja pamundësoi Kosovës anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, është shprehur Krasniqi.

Teksa foli për politikën e jashtme, Krasniqi u shpreh se Kosova “nuk guxon të përfaqësohet në mënyrë të papërgjegjshme dhe amatoreske sepse po i prishë raportet me aleatët tanë kryesorë”.

“Kryeministri po lë përshtypjen se po e mbron Kosovën duke ia përplasur hundëve të gjitha kërkesat që vinë nga partnerët tanë strategjik si SHBA, BE, Mbretëria e Bashkuar etj. Madje madje, përveç që e kanë vendosur Kosovën në planin e politikës së jashtme komplet në defanzivë, Kryeministri Kurti ka arritur që të acarojë si asnjëherë më parë relacionin e Kosovës me Shqipërinë.”, tha Krasniqi.

Po ashtu, ai ka folur edhe për njohjet e reja për të cilat thotë se nuk ka asnjë njohje dhe as aplikime në anëtarësime në Organizata Ndërkombëtare.

“Si pasojë, sot nuk ke asnjë njohje të re, as aplikime e lëre më anëtarësime në Organizata Ndërkombëtare. Këto janë zëvendësuar me përdorim të hashtagave në media sociale, të cilat nuk sjellin as anëtarësime e as njohje te reja. Nëse deri me tani nuk e keni kuptuar, po ju them sot, Kosova nuk anëtarësohet as ne NATO e as ne KE me hashtaga”, tha Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco