Krasniqi: Kosova sot nuk ka politikë të jashtme

Krasniqi: Kosova sot nuk ka politikë të jashtme

13:55, 12/04/2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se institucionet tona nuk kanë politikë të jashtme.

Sipas tij, është befasuese abstenimi i shumicës parlamentare të LVV-së për të folur së pari në seancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, pikërisht rreth politikës së jashtme të Kosovës.

“Është befasuese ky abstenim i shumicës parlamentare për me folë në emër të GP për një çështje kaq të rëndësishme, si politika e jashtme e Kosovës. Ne debatin e sotëm s’e kemi ftuar për shkak të skandaleve të politikës së jashtme, por për pezullim të politikës së jashtme të shtetit tonë. Kjo e dyta është më problem shumë më serioz sesa performanca e dobët e një ministreje”, tha ai.

Deputeti i PDK-së shtoi se Kosova ka abstenuar plotësisht nga politika e jashtme.

“Kosova sot nuk ka politikë të jashtme. Ka abstenuar plotësisht nga një gjë e tillë. Nuk e ka as si ide, angazhim atë politikë të jashtme që ka për fokus Kosovën në avancimin e saj në skenën ndërkombëtare. Shkarkimi i pamenduar i ambasadorëve në qendrat kryesore pa e bërë zëvendësimin e menjëhershëm të ambasadorëve të rinj, ka prodhuar jo vetëm vakum, ka rritur mos-besimin te shtetet mikpritëse”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco