Ilir Ibrahimi: Kryeministër, shteti nuk mbahet me vitra

Ilir Ibrahimi: Kryeministër, shteti nuk mbahet me vitra

12:28, 12/04/2022

Analisti Ilir Ibrahmi ka kritikuar kryeministri e Kosovës, Albin Kurti, i cili sot ka treguar se do të ndahen nga 100 euro për pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit publik dhe privat.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se shteti nuk mbahet me vitra.

Sipas tij, Qeveria ka disa individë të cilët i kuptojnë ndryshimet e mëdha ekonomike nëpër të cilat po kalon bota.

Statusi i plotë i Ibrahimit:

Shteti as nuk mbahet as nuk bahet me vitra kryeministër.

Kur bota po kalon nëpër ndryshimet më të mëdha ekonomike, Kosova duhet ta shfrytëzoj dhe ta zërë vendin e vet në këto ndryshime.

 E di që i ke minimum 3 individë në qeveri që të paktën kanë lexuar teori se si mund të shfrytëzohen këto mundësi e këto momente.

Nëse ata nuk dijnë si ti jetësojnë ato teori në praktikë, pyet, kërko ndihmë. Nuk është marre. Përkundrazi, është zotësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco