Frika e Dick Martyt nga Serbia, shteti serb vrau edhe kryeministrin e vet

Frika e Dick Martyt nga Serbia, shteti serb vrau edhe kryeministrin e vet

15:24, 11/04/2022

Emisioni “Mise au Point” i televizionit zviceran RTS, ka nxjerr një hulumtim për Dick Martyn, ku zbulohet që ish-prokurori i njohur zviceran është nën rrezikun e një plani për t’u vrarë nga inteligjenca serbe dhe e gjitha kjo t’i vishet kosovarëve, me të vetmin qëllim, diskreditimin e Kosovës.

Për pasojë, sipas televizionit publik zviceran, ka 16 muaj që ish-raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty, është duke u mbrojtur nga forcat zvicerane, pasi që ka marrë kërcënime nga elementë radikalë të shërbimit inteligjent serb.

Kjo ngjarje na kthen prapa në histori dhe na çon tek vrasja e ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjiq,.

Shërbimet e fshehta serbe e jugosllave të cilat nuk ishin vetëm organe shtypjeje dhe censure, ishin të ngarkuara për të shkruar apo rishkruar ngjarje. Ato kishin gjithashtu mundësi të kurdisnin operacione-kurthe, të shkaktonin “histori” me qëllimin për të ndikuar mbi opinionin publik.

Para 19 viteve, më 12 mars 2003, është vrarë Zoran Gjingjiq, kryeministri i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Serbi.

Gjingjiq u vra në oborrin e ndërtesës së Qeverisë së Serbisë, ndërsa për vrasjen e tij me 40 vite burg është dënuar oficeri i Njësisë për Operacione Speciale, Departamenti për Siguri, Zvezdan Jovanoviç. Me dënim të njëjtë për organizim të vrasjes është dënuar edhe komandanti i Njësisë për Operacione Speciale, Millorad Ulemek.

Prapavija politike e vrasjes nuk u zbulua kurrë. Zoran Gjingjiq ka lindur më 1 gusht të vitit 1952 në Bosanski Samac, Bosnjë e Hercegovinë.

Ai ishte kryetari i parë jokomunist i Beogradit pas vitit 1945, si dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike, në të cilën ishte kryetar i Këshillit Ekzekutiv dhe nga janari i vitit 1994 deri në vrasjen ishte kryetar i PD-së.

Gjingjiq ishte kryeministri i parë i Serbisë pas rënies së regjimit të Millosheviqit në vitin 2000 dhe ardhjes në pushtet të opozitës demokratike të Serbisë, ndërsa gjatë mandatit të tij u iniciua procesi i demokratizimit të shoqërisë dhe reformave rrënjësore ekonomike dhe sociale, shkruan Demokracia.com.

Qeveria e Serbisë gjatë mandatit të tij u angazhua për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës dhe në atë kohë u arrestuan dhe ekstraduan disa të akuzuar, në mesin e të cilëve edhe ish-presidenti i Serbisë dhe Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq.

Ka plot raste të tjera të njohura kur serbët tentuan që krimet e tyre t’ua mveshin shqiptarëve.

Është i njohur sidomos “Rasti Panda” në Pejë kur serbët kryen masakër mbi disa të rinj serb në tentativë për t’i fajësuar shqiptarët.

Vrasja e 6 të rinjve serbë në kafeterinë “Panda” në Pejë, në vitin 1998 është krim, faktet e zbardhjes dhe autorët e të cilit janë fshehur rreth 15 vjet nga shteti i Serbisë, vlerësojnë përfaqësuesit e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe në Serbi.

Krimin, i cili është kryer më 14 dhjetor të vitit 1998, autoritetet e atëhershme të shtetit serb e patën quajtur akt terrorist dhe për të i patën fajësuar shqiptarët dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ndryshe, autoritetet e larta të Qeverisë së Serbisë kanë deklaruar se ka informata që çojnë drejt dyshimeve se hetimet lidhur me krimin në kafeterinë “Panda” në Pejë, nuk janë bërë në mënyrën profesionale.

Krerët e UÇK-së tashmë po mbahen në paraburgim në Hagë. Raporti i Dick Martyt, i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, bëri që të vendoset krijimi i Gjykatës Speciale. Meqenëse gjykatave të Kosovës u atribuohej paaftësia për të siguruar mbrojtjen e dëshmitarëve, u ra dakord për një krijesë gjysmë kosovare, gjysmë ndërkombëtare, një strukturë ad-hoc e quajtur “Dhomat e Posaçme dhe Zyra e Prokurorit të Posaçëm”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco