Një grua në Gjakovë bën vetëvrasje, dyshohet se u var në banjon e banesës

Një grua në Gjakovë bën vetëvrasje, dyshohet se u var në banjon e banesës

15:04, 11/04/2022

Një grua në Gjakovë ka bërë vetëvrasje sot rreth orës 11:00. Ajo është gjetur nga familjarët e saj e varur në banjon e banesës.

Lajmin  e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

“Sot me date 11.04.2022 rreth orës 11:00 Stacioni policor ne Gjakovë ka pranuar njoftim se ne rrugën

“Marin Barleti” është gjeturë nga familjaret një person i gjinisë femrore e varur ne banjon e baneses.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore  dhe ekipi mjeksor i cili ka konstatuar  vdekja e viktimes  e cila aktin e vetevrasjes dyshohet ta ketë kryer duke u varur  me një shall.

Sipas tyre e njejta  ka vuajtur nga depresioni dhe ka qene me terapi. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha ekipet pergjegjëse si dhe njesia e hetimeve rajonale ndërsa prokurori kujdestare ka urdhëruar që trupi  i pa jete i viktimes të dërgohet ne IML për oduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco