Ofensiva ruse në Donbas 'ka filluar tashmë', thotë një zyrtar i lartë ukrainas Forcat ukrainase lëshojnë raketa GRAD drejt pozicioneve ruse në rajonin e Donbasit të vendit, më 10 prill.

Ofensiva ruse në Donbas 'ka filluar tashmë', thotë një zyrtar i lartë ukrainas

13:00, 11/04/2022

Ofensiva e fundit e Rusisë në rajonin lindor të Donbasit ka filluar, tha të hënën një zyrtar i lartë ukrainas, duke paralajmëruar se Rusia po vazhdon të grumbullojë forca atje.

Vadym Denysenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës, tha në komentet në televizionin kombëtar se "nga këndvështrimi im, kjo ofensivë e madhe (në Ukrainën lindore) tashmë ka filluar".

"Duhet të kuptojmë se nuk do të jetë përsëritja e 24 shkurtit, kur filluan sulmet dhe shpërthimet e para ajrore dhe ne thamë "lufta ka filluar". Ofensiva e madhe de-fakto tashmë ka filluar”.

Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë kanë thënë ditët e fundit se kanë vëzhguar lëvizjen e trupave ruse në Donbas pas pengesave të mëdha për Moskën në përpjekjen për të marrë Kievin.

"Rusët po grumbullojnë forcat e tyre," tha Denysenko. “Ata vazhdojnë të ridislokojnë trupat dhe pajisjet e tyre në rajonet Donetsk dhe Luhansk.

"Po, nuk ka ende beteja të mëdha që të diskutohen kaq shumë ditët e fundit. Por në përgjithësi mund të themi se ofensiva tashmë ka filluar."

Denysenko vuri në dukje se pati shpërthime gjatë natës në rajonin e Dnipropetrovsk dhe tha se  bombardimi i Kharkiv, qytetit të dytë më të madh i Ukrainës, kishin vazhduar gjithashtu.

Serhii Haidai, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut të Ukrainës, tha se autoritetet ukrainase po organizonin një "evakuim të zgjeruar" në Donbas, duke shtuar se sot janë lanifikuar  më shumë trena evakuimi nga Luhansk dhe Donetsk."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco