BIA serbe mohon planin e vrasjes së Dick Martyt

BIA serbe mohon planin e vrasjes së Dick Martyt

13:19, 11/04/2022

Agjencia serbe e Informacionit të Sigurisë (BIA) ia dërgoi sot një letër Shërbimit Informativ Federal të Zvicrës (FIS), në të cilën dënon dhe mohon ashpër, siç thuhet në një deklaratë të dërguar për Tanjug-un, “pretendimet dashakeqe për përfshirjen e shërbimeve të sigurisë serbe në planifikimin e vrasjes së dikujt”.

Bëhet e ditur se BIA ka reaguar ndaj, siç i kanë cilësuar, gjoja kërcënimeve me vdekje ndaj ish-raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili ishte angazhuar në hetimin e krimeve të supozuara lufte të UÇK-së.

Kujtojmë se ish-raportuesi për Këshillin e Evropës, Marty, ditë më parë ka deklaruar se jeta e tij po kërcënohet nga qarqe të caktuara të shërbimeve sekrete serbe.

“Në këto kohë të vështira, pretendime të tilla u shkaktojnë padrejtësisht dëme të pallogaritshme Serbisë, reputacionit të BIA-s dhe anëtarëve të saj, të cilët janë të përkushtuar dhe profesionistë në kryerjen e detyrave të tyre të punës ekskluzivisht në përputhje me ligjin. Përkundër të gjitha presioneve dhe përpjekjeve për të destabilizuar, BIA do të vazhdojë të punojë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të Serbisë dhe qytetarëve të saj”, thuhet në një deklaratë të BIA-s, shkruan Tanjug

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco