Osmani: Agim Ramadani është simbol i lirisë, guximit e përbashkimit

Osmani: Agim Ramadani është simbol i lirisë, guximit e përbashkimit

10:33, 11/04/2022

Presidentja Vjosa Osmani sot e përkujtoi heroin Agim Ramadanin, në 23 vjetorin e rënies.

“Heroi Agim Ramadani është simbol i lirisë, guximit dhe përbashkimit. Lirinë e portretizuar me vargje e brushë, e bëri realitet me angazhimin e tij në UÇK, duke qenë një ndër shtyllat e operacionit “Shigjeta”, me të cilin u thye kufiri ndërmjet Kosovës e Shqipërisë. Në 23-vjetorin e rënies, fjalët janë të pakta në krahasim me veprën e heroit të papërsëritshëm. Sot përkulemi para veprës së tij dhe e kujtojmë më respekt heroin që i dha kuptim dhe formë lirisë sonë”, u bë e ditur në përkujtimin e Presidentes Osmani.

Ajo theksoi se Agimi e realizoi ëndrrën për lirinë që ne të jetojmë të lirë, falë tij e bashkëluftëtarëve.

“Çdo përvjetor do të na sjellë në vëmendje vlerën e lirisë, heroizmin dhe  pavdekësinë e tyre! Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin Agim Ramadanin!”, shtoi Osmani.

Sot bëhen 23 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës ishte dëshmuar si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ai ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e ka bërë bashkë me shokët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco