Policia del me njoftim për aksidentin që shkaktoi ministrja Rozeta Hajdari

Policia del me njoftim për aksidentin që shkaktoi ministrja Rozeta Hajdari

09:12, 11/04/2022

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje se si erdhi deri te aksidenti ku ishte e përfshirë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Ajo kishte goditur me veturë një fëmijë të dielën në Prishtinë, ndërsa sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME /Rr. Vicianum, Prishtinë (NN) 10.04.2022 – 12:25. E dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën, godet viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

E në lidhje me këtë aksident të dielën pasi u publikua në media ka reaguar edhe vet ministrja Hajdari e cila konfirmoi se aksidenti kishte ndodhur duke thënë së një fëmijë u përplas në veturën e saj.

Përmes një postimi në llogarinë e saj kryesore në Facebook ajo ka shkruar se i ka ofruar ndihmë fëmijës dhe ka njoftuar organet kompetente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco