Përmirësim i motit gjatë kësaj jave

Përmirësim i motit gjatë kësaj jave

08:05, 11/04/2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të ketë më shumë orë me diell e pak vranësira, më të theksuara përgjatë relievit malor dhe nuk parashihen reshje.

Sipas parashikimeve, për shkak të kthjellimeve dhe reshjeve të borës që kanë rënë në viset e larta malore, parashihen ulje të temperaturave minimale deri në minus 3 gradë Celsius, ndërsa në viset e ulëta minimalet parashihen rreth minus 2 gradë, e në disa zona për rreth maleve edhe deri minus 3 gradë Celsius.

Këto temperatura minimale parashihen vetëm në orët e hershme të ditës, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli.

Sipas parashkimeve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 3 deri 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco