Tallja e ish-zëvendësit të Hajdarit: Domethënë fëmija e ka përplasur veturën, e jo vetura fëmiun

Tallja e ish-zëvendësit të Hajdarit: Domethënë fëmija e ka përplasur veturën, e jo vetura fëmiun

23:38, 10/04/2022

Sot, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari e ka përplasur një fëmijë me veturën e saj në rrugën “Vicianum” në lagjen “Arbëria”.

Hajdari përmes një postimi në Facebook u arsyetua se “gjersa po kthehesha me veturën time personale për në banesë, gjatë vozitjes sime pranë Meridian Market, papritmas u shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku fatkeqsisht njëri nga ta u përplas në veturën time”.

Pas kësaj ka reaguar edhe ish-zëvendësministri i saj në qeverin ‘KURTI I’, Edison Jakurti.

Ai ironizoi me deklaratën e e saj, duke thënë se ” Domëthënë fëmiu e ka përplasur veturën, e jo vetura fëmijun”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco