A jeni në tokë të bukës, hej?! Mustafa akuza për fshehjen e aksidentit të ministres

A jeni në tokë të bukës, hej?! Mustafa akuza për fshehjen e aksidentit të ministres

22:29, 10/04/2022

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar për rastin e shkeljes me veturë të një të miture nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se institucionet po tentojnë ta fshehin rastin.

Por ministrja Hajdari, ka deklaruar se një fëmijë u përplas në veturën e saj.

Reagimi i plotë nga Mustafa:

A jeni në tokë të bukës, hej?!

Ministrja shkelë me veturë një vajzë 9 vjeçare midis Prishtinës dhe të gjitha institucionet po tentojnë ta fshehin rastin, ndërsa ajo vazhdon me qenë ministre.

Momente pakujdesie mund t’i ndodhin çdokujt, por nuk arsyetohet tentimi për fshehje. Nuk fshihet kjo!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco