Latifi: Serbia armatoset, ndërkaq ne çka bëjmë?

Latifi: Serbia armatoset, ndërkaq ne çka bëjmë?

21:10, 10/04/2022

Profesori universitarë Blerim Latifi, me një postim në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj armatosjes me armë të avansuara të Serbisë nga Kina, dhe sipas tij shqiptarët po flejnë.

Latifi përmendi blerjet më të fundit ushtarake të shtetit serb, dhe sipas tij ky shtet po bënë investime të hovshme në pajisje ushtarake, shkruan Syri.net Kosova.

“Mediat po shkruajnë se sot gjashtë aeroplanë transportues kinezë zbritën në Beograd me një ngarkesë të sistemeve raketore HQ-22 për ushtrinë serbe. Po ashtu ditë më parë Serbia njoftoi se po blenë 12 avionë luftarakë nga Franca. Këto janë vetëm zhvillimet e fundit në militarizimin e hovshëm të cilin është duke e bërë Serbia viteve të fundit”, shkroi ai.

Sipas profesorit, Serbia po e bënë këtë për t’u bërë fuqi rajonale e padiskutueshme në Ballkanin Perëndimor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco