Inspektorati thotë se Bordi duhej ta njoftonte Kastratin 60 ditë para shkarkimit

Inspektorati thotë se Bordi duhej ta njoftonte Kastratin 60 ditë para shkarkimit

23:14, 06/04/2022

Inspektorati i Punës ka thënë se vendimi i  Bordit të RTK-së për shkarkimin e Ngadhnjim Kastratit, nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të televizionit publik, ka qenë në kundërshtim me Ligjin e Punës.

Inspektorati i Punës ka gjetur parregullsi në shkarkimin e Ngadhënjim Kastratit nga RTK-ja.

Inspektorati i Punës ka thënë se shkarkimi i tij bie ndesh në disa nene me Ligjin e Punës dhe kontratës së Punës.

Në një pjesë të vendimit është treguar se Bordi është dashur që ta njoftonte Kastratin 60 ditë para shkarkimit.

“Kjo kontratë mund të shkëputët 60 ditë kalendarike, pas paralajmërimit me shkrim nga Bordi i RTK-së, pas paralajmërimit me shkrim nga Bordi i RTK-së, për shkak të shkeljeve të obligimeve të marra me ketë kontratë për shkaqet e parapara të Ligjin për RTK-në”.

Po ashtu, thuhet se në vendimin e Bordit mungon periudha e njoftimit për ndërprerje ashtu sikurse është përcaktuar me ligj.

“Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës, me vendimin e datës 19.01.2021. për shkarkimin nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK- së Z. Ngadhnjim Kastrati, ka vepruar në kundërshtim me Nenin 11, dhe Nenin 71, të Ligjit të Punës Nr-03/L-212 si dhe Nenin 8 të Kontratës së Punës me nr prot. 1727”, vijon raporti zyrtar i IP-së.

Në këtë raport, IP sqaron se me rastin e përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, përzgjedhja i nënshtrohet procedurave të dispozitave ligjore në fuqi, ashtu që edhe procedura e shkarkimit duhet të iu nënshtrohet procedurave ligjore në fuqi.

Ngadhnjim Kastrati u shkarkua nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, me 19 janar 2022.

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës pas vendimit të shpallur tha se ish-drejtori i përgjithshëm ka dështuar në kryerjen e punëve të tij në mënyrë efikase dhe ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për RTK-në.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco