'Nuk oshte shtUat, po oshte shtatë', Çakarxhiu  ironizon me fytyrat mediatike

'Nuk oshte shtUat, po oshte shtatë', Çakarxhiu ironizon me fytyrat mediatike

22:04, 06/04/2022

Jo rrallëherë rastisim të dëgjojmë teksa përdoret gjuhë  jo standarde, megjithatë, ky fenomen ka shkuar edhe përtej saj, shkruan Syri.net Kosova.

Jo vetëm që nuk përdoret gjuha standade shqipe, por shpesh dëgjojmë edhe të shtrembërohet ajo, madje kjo 'modë' e të folurit ka depërtuar edhe në studiot televizive dhe fytyrat publike që në këtë rast do duhej të ishin shembull .

E për këtë dukuri jo të këndshme ka reaguar edhe kantautori, Petrit Çarkaxhiu nëpërmjet një postimi në Facebook.

Çakarxhiu me ironi u ka kërkuar vajzave dhe djemve që të flasin në gjuhën e pastërt shqipe e të mos i shtrembërojnë fjalët.

“Qika edhe djem (qikat apet po hahen diqysh po ju djemt spo haheni me kurgjo)

Nuk oshte shtUat, po oshte shtatë,

edhe nuk oshte kUatër po oshte katër ...

pashë ça kini gjallë e dekë ... se po duhet edhe neper radio e televizione mju ngu!”, ka shkruar ai./Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco