Mehaj pret gjeneralët e FSK-së: Takimet e nevojshme për interesat nacionale

Mehaj pret gjeneralët e FSK-së: Takimet e nevojshme për interesat nacionale

20:22, 06/04/2022

Gjeneralët e FSK-së në pension, Agim Çeku, Sylejman Selimi dhe Kadri Kastrati janë takuar sot me Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, shkruan Syri.net Kosova.

Ata u pajtuan “për interesat nacionale, që janë në përgjegjësi të fushës së sigurisë dhe mbrojtjes, takimet të ngjashme janë të nevojshme të realizohen edhe në të ardhmen”.

Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, ministri Mehaj tha se përvoja e tyre është shumë e dobishme.

“Eksperienca e tyre është shumë e rëndësishme edhe për proceset aktuale zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, citohet të ketë thënë Mehaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco