Krijuesin e kriptovalutës së dytë më të fortë në botë, e pret Abazoviq në Malin e Zi

Krijuesin e kriptovalutës së dytë më të fortë në botë, e pret Abazoviq në Malin e Zi

19:24, 06/04/2022

Mandatari për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka pritur në takim krijuesin e kriptovalutës së dytë më të fortë në botë Etheriumit.

Abazoviq ka pritur Vitalik Buterinin duke i thënë se Mali i Zi do të jetë pjesë e “revolucionit digjital”

“Mirë se vini në Mal të Zi 🇲🇪 Vitalik Buterin jeni në vendin e duhur”, shkruan ai.

“Mali i Zi është gati të jetë pjesë e revolucionit digjital global. VitalikButterin është themeluesi i kriptomonedhave të dyta më të njohura në botë – Ethereum”, shtoi ai në një status në Facebook.

Etheriumi është kriptovaluta e dytë me vlerën më të madhe në botë pas Bitcoinit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco