Serbia 'tradhton' Rusinë, së shpejti blenë 12 avionë ‘Rafale’ nga Franca

Serbia 'tradhton' Rusinë, së shpejti blenë 12 avionë ‘Rafale’ nga Franca

19:21, 06/04/2022

Kompania franceze “Dassault Aviation”, mund t’ia shes 12 aeroplan luftarak shtetit Serb, për çka sipas gazetave franceze është duke u negociuar.

Sipas gazete franceze “La Tribune” kontrata e 12 avionëve që pritet të nënshkruhet së shpejti nga shteti serb dhe kompania “Dassault Aviation” do të kushtojë 2.5 miliardë dollarë.

12 avionët janë të tipit “Rafale”, dhe pritët të vijnë në Serbi gjatë vitit 2022.

Rizgjedhja e presidentit aktual të Serbisë Aleksandër Vucic të dielën ka të ngjarë të lehtësojë procesin, shtoi “La Tribune”.

Më herët edhe Kroacia kishte blerë aeroplanë të tillë nga Franca dhe kishte paguar rreth 1 miliardë euro, ndërsa ishte vendi i dytë pas Greqisë, ndërsa Serbia pritet të jetë shteti i tretë që blenë avion të tillë në rajon.

“Rafale është një aeroplan i jashtëzakonshëm, do të doja nëse mund të blinim të rinj,” kishte thënë Vucic në një intervistë në dhjetorin e kaluar për televizionin serb ‘TV Prva’.

Duhet theksuar se blerja e mundshme e avionëve Rafale do t’i mundësonte Serbisë të modernizonte flotën e saj të Forcave Ajrore të përbërë nga luftarakë MiG-21 dhe MiG-29 të prodhimit sovjetik, si dhe 30 avionë të vjetër luftarakë jugosllavë Soko J-22 Orao dhe Soko G-4 Super Galeb, bënë të ditur mediumi francez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco