Punët e Kurtit: Ngreh e mos këput

Punët e Kurtit: Ngreh e mos këput

18:44, 28/01/2022

Arriti të marrë besimin e qytetarëve të Kosovës me mbi 50% të votave. E, këtë e bëri në një listë të përbashkët.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe iniciativa e Vjosa Osmanit një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të 14 shkurtit të vitit 2021 i bashkuan forcat.

Që të dy kishin thënë se synojnë postet kryesore të vendit, Kurti kryeministër e Osmani presidente.

Ata po në atë ditë zbuluan edhe pikat e marrëveshjes për të cilat u zotuan se do t’i përmbushin me ardhjen në pushtet të tyre.

Shëndetësia, arsimi e diplomacia ishin disa pika të marrëveshjes për të cilat do të punohej në vazhdimësi. U përmend edhe dialogu me Serbinë.

Por, pa lënë anash edhe sistemin e drejtësisë, rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë, zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës e luftën e pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.  Madje, me këtë të fundit Kurti thoshte se do të merret më së shumti.

Mirëqenia qytetare ishte pothuajse fjalë e parë e përdorur nga Kurti në pothuajse secilin takim me qytetarë.

  • Qytetarët kërkonin ndryshim, pasi thonin se janë lodhur nga qeverisjet e kaluara

Më shumë se gjysma e tyre tashmë këtë e dëshmuan edhe me votë.  Menjëherë, pas mbylljes së procesit të votimit dolën edhe rezultatet e para. Tashmë u bë e ditur që Vetëvendosja do ta formonte Qeverinë.

Kurti e Osmani pas rezultateve të para dolën në një konferencë të përbashkët për media.

“U vërtetua sot që zgjedhjet ishin referendum. Ky referendum për drejtësi e punë, e kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit u fitua. Është diçka e pashembullt në Kosovën e pasluftës”, kishte thënë Kurti më 14 shkurt të vitit të kaluar.

“Sot Kosova votoi për një të ardhme faqebardhë për të gjithë qytetarët e saj. Sot vota juaj, zëri juaj kumboi si kurrë më parë. E, kemi pritur të gjithë gjatë këtë ditë por sot vota juaj e solli ndryshimin aq shumë të pritur e të dëshiruar”, ishte shprehur Osmani po në këtë datë.

Me të gjitha këto deklarata të mëdha e pompoze ai erdhi në pushtet.

Qeveria e tij u votua në Kuvend më 22 mars, ndërsa të nesërmen menjëherë pas marrjes së detyrës, Kurti mbajti edhe mbledhjen e parë të Qeverisë ku edhe paralajmëroi shkarkime.

Që nga ajo kohë e deri më tani, për gati pothuajse një vit, qeverisja e Kurtit po vlerësohet e ngadalshme në vendime e pa e realizuar pothuajse asnjë premtim të saj.

  • Vendosja e reciprocitetit me Serbinë ishte premtim i Kurtit.

Madje, kthimin e reciprocitet të plotë e kishte quajtur çështje javësh dhe assesi çështje muajsh.

“Është çështje ditësh, javësh dhe kurrsesi muajsh. Nuk e di tash se cila do të jetë sekuenca, por është ndër gjërat e para që do të bëjmë”, kishte thënë Kurti.

Por, nuk i qëndroi prapa këtij premtimi. Deri më tani, e vetmja masë e reciprocitetit ndaj Serbisë është për targat. Ky vendim filloi të zbatohej nga 21 shtatori i vitit 2021.

  • Kishte premtuar edhe uljen e çmimeve, pikërisht për këtë ai tashmë po kritikohet.

Rritja e çmimeve në produktet bazike për qytetarin e vendimi i fundit i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike për shtrenjtim të rrymës prej 100%, po e vë Kurtin para përballjes me qytetarë.

Për këtë ai po kundërshtohet edhe nga partitë opozitare në vend. E, po ashtu edhe nga ato që fare nuk janë pjesë e legjislativit.

Kundër vendimit për shtrenjtim të rrymës Kurti ishte përballur dy javë më parë edhe me një protestë, ku numri i qytetarëve që morën pjesë në të e dolën hapur kundër tij nuk ishte edhe i vogël.

Për me tepër dje (28/3/20222) në Kuvend u diskutua për krijimin e një Komisioni Hetimor për energjinë, por kjo iniciativë u përkrah vetëm nga opozita pasi VV-ja e Kurtit doli kundër këtij komisioni.

Kjo nxiti edhe reagime të mëdha të opozitës të cilët, edhe pse ndaras vendosën të nisin me grumbullimin e nënshkrimeve për krijimin e këtij komisioni.

  • Depolitizimi i ndërmarrjeve publike

Një temë tjetër e nxehet që Kurti kishte dhënë fjalë ishte edhe depolitizimi i agjencioneve e ndërmarrjeve publike.

Kurti jo që nuk e mbajti fjalën, por as nuk po i ringjalli  ndërmarrjet publike, vetëm po i mbushi ato me persona të afërt dhe militantë partiakë. Shumë media kanë raportuar për persona të afërt të Kurtit që janë emëruar anëtarë të bordeve, gjë për të cilën Kurti i kishte kritikuar shumë pushtetet paraprake.

  • Demarkacioni me Malin e Zi

Ditëve të fundit në vëmendjen e kosovarëve është rikthyer cështja e demarkacionit me Malin e Zi.

Ishte vet Kurti që foli i pari për këtë temë, duke thënë se po e pret qeverinë e re në Mal të Zi që të fillojnë takimet e përbashkëta ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj malazeze, siç u zhvilluan me shtetet tjera të rajonit.

Temë diskutimi tha se do të jetë edhe çështja e Demarkacionit me këtë shtet, i ratifikuar katër vite më parë.

“Shpresojmë që së shpejti Mali i Zi do të ketë Qeveri të re me të cilën do të mund të bisedojmë e ta trajtojmë këtë çështje. Për dallim nga qeveria paraprake e cila kishte për brenda elemente pro ruse, përveç se pro Beogradit dhe natyrisht që nuk kishte kushte për një trajtim të tillë. Shpresojmë që do të ketë kushte të reja, me qeverinë e re për ta trajtuar edhe këtë çështje për të cilën natyrisht fajin e përgjegjësinë e ka ajo qeveria e atëhershme e cila padrejtësisht, gabimisht e shumë dëmshëm iu dha Malit të Zi” u shpreh Kurti.

Profesori Florim Isufi, i cili ishte pjesë e Komisionit shtetëror të emëruar nga ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, thotë se vetëm me vullnetin e mirë të Malit të Zi, mund të ketë rishikim të kësaj vije të demaskimit, pasi në të kaluarën ishte Kosova që nuk iu përgjigjë ftesës së Malit të Zi për rishikim.

Nuk po them se ka pasur zhagitje nga Mali i Zi, por nuk ka qenë prioritet parësor për të pasur rishikim sipas ligjit që u miratua n Kuvendin e Kosovës. Sepse në të kaluarën ishte vet shteti fqinj që ftonte Kosovën të shkonim për të rishikuar marrëveshjen, por pala jonë nuk ishte e gatshme. Tani varet nga Malin e Zi nëse duhet të bazohet në raportin e gjetjeve, sepse aty janë gjetjet që duhet përmirësuar, e pala malazeze nëse nuk pranon, është vështirë që të përmirësohen. Vija kufitare nuk mund të përcaktohet ose nuk mund të shënjohet, nëse nuk janë dy palët dakord”, tha Isufi për Syri Kosovën.

Një nga pikat më të rëndësishme që Kurt në fillim të mandati e vendosi si tretësore, po i del e para, ajo e dialogut.

Që kur erdhi në drejtimin e Qeverisë, Kurti po ballafaqohet me dialogun me Serbinë, e që presioni për të ardhur deri të një zgjedhje përfundimtare sa vjen e po shtohet. Ani pse lufta në Ukrainë siduket po e bën të vetën duke hequr vëmendjen e ndërkombëtarve nga Kosova.

Përkundër që në ditën kur mori postin e Kryeministrit, Kurti tha se dialogu do të zhvillohet për çështjet e raporteve bilaterale dhe të fqinjësisë së mirë, përfshirë këtu çështjen e të pagjeturve, reparacioneve të luftës e okupimit, suksesionit të ish-Federatës Jugosllave, në të cilën Kosova ishte element konstituiv, si dhe për njohje të ndërsjellë midis dy shteteve, kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

Momentalisht më shumë takime ka pasur zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi me përfaqësuesit serb, takime të cilat më shumë kanë prodhuar mospajtime se sa ndonjë marrëveshje, konkrete përjashtimisht ajo e targave.

Nga opozita dialogu është pika që më së shumti po kritikohet, pasi më shumë po e shohin si regres sa sa proges, pasi tanimë kemi diaog teknik.

  • Kurti dhe Osmani ranë në grackën e vet për dialogun

Njohësi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë “rënë në grackën e tyre” sa i përket dialogut me Serbinë.

Maliqi thotë se Osmani dhe Kurti kanë ardhur në pushtet duke kundërshtuar të gjitha propozimet që vinin për përfundim të këtij dialogu dhe tani janë në një pozitë të izolimit.

Ai shton se Kurti e Osmani kanë përkrahje të mjaftueshme që të mundohen të nxjerrin Kosovën nga izolimi.

Zotëri Osmani dhe Kurti kanë ardhur në pushtet me retorikën e kundërshtimeve dhe në një farë mënyrë kanë rënë në grackën e vet. Kanë mjaftueshëm përkrahje dhe mendoj se mund tua shpjegojnë përkrahësve të vet se duhet të dalim nga izolimi. Por e kam një përshtypje se kjo është ideologjike. Po mundohen të bindin se të gjitha bashkëpunimet në të kaluarën ishin gabim. Është gabim. Ka mundësi të mira që të dalim së bashku me aleatët nga këtu ku jemi. Thirrja në argumente të moralit nuk është e saktë”, tha ai.

  • Politika e Jashtme faqja e zezë për Kurtin

Do të kemi Politikë të jashtme serioze dhe do të jemi qeveri e integrimit në BE. Politika jonë e jashtme do të udhëhiqet nga parimet e mishëruara në Kushtetutë dhe standardet ndërkombëtare në fushën e diplomacisë’ ishte zotimi i madh i Kurti kur mori drejtimin e qeverisë. Madje ai vendosi që MPJD-në t’ia besoj Donika Gërvallës nga Lista Guxo, ose ndryshe e njohur si krahu i djathtë i Vjosa Osmanit.

Fatkeqësisht Gërvalla përkundër pritmshërive të mëdha nga opinoni, ajo më shumë ofroi skandale se sa ndonjë punë të sukseshme që do të mbahet mend.

Me të nisur mandatin e saj, Gërvalla shkarkoi më shumë se 13 ambasador e 30 konsujt. Por as sot që po flasim, në disa ambasada nuk ka ambasador të plotëfuqishme, për me tepër ambasadës në Australi u vu dryni.

Njohësit e çështjeve politike thonë se Gërvalla do t’i bënte nder vendit po të dorëhiqej. Po krejt ndryshe mendon Kurti që në një vjetorin e qeverisjes së tij, tha se ministria e jashtme është më e mira në punën e saj./SYRI KOSOVA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco