‘Mundesh me hjekë krejt, veç nëse do mi qepu Vjosës’

‘Mundesh me hjekë krejt, veç nëse do mi qepu Vjosës’

19:31, 04/02/2022

‘Mundesh me hjekë krejt, veç nëse do mi qepu Vjosës’, kjo është fjalia e një gazetarit të një portali kosovar i cili po bënë bujë në medie, shkruan syri.net Kosova.

Një lajm i publikuar ku në mes të tekstit ndodhet kjo fjali në thonjëza u komentua shumë nga akterë politikë e shoqëri civile.

Një ndër komentuesit e parë që i ra në sy ky lëshim ishte Arlind Manxhuka nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Manxhuka tha se është i shokuar për këtë, duke parë se portalet kosovare kanë motive për të goditur fytyrat e ndryshme politike.

Postimi i plotë:

Tutje për këtë reagoi edhe Këshilltari i Presidencës së Kosovës, Bekim Kupina. Ai këtë e quajti formulim epik duke thënë se në Kosovë ka media, redaktorët e të cilëve në një mëngjes të kthjellët me diell, porosisin gazetarët se kujt duhet t`i qepojnë.

Kupina tha se këto lëshime nuk janë as të rastësishme e as të paqëllimshme, ngase te një pjesë e medies sulmet kuturu ndaj Presidentes kanë marrë konotacion fushate, të motivuara edhe politikisht.

Njoftimi i plotë:

E për këtë, sqarim dha edhe agjencia e lajmeve Ekonomia Online, të cilët mohojnë se janë burim i këtij lajmi, duke treguar se ky lajm është kopjuar nga Gazeta Express.

Njoftimi i plotë i Ekonomia Online:

Në sajtin e Ekonomia Online sot është publikuar një shkrim me titullin “LVV si pushtetarë, mburret se po kursen ujë, harxhon derivate sa dhjetëra rroga minimale”.

Shkrimi nuk është shkruar nga EO, por është marrë “copy-paste” nga Gazeta Express (https://ëëë.gazetaexpress.com/lvv-si-pushtetare-mburret-se-po-kursen-uje-harxhon-derivate-sa-dhjetera-rroga-minimale/)

Shkrimi është postuar nga një gazetare praktikante, e cila nuk e ka vërejtur që brenda tekstit ka dhe një fjali: “mundesh me hjek krejt, veç që don m’i qepu Vjosës”. Sapo është vërejtur nga redaktorët, lajmi është fshirë. Për gabimin e rëndë profesional, gazetarja praktikante nuk do të jetë më pjesë e redaksisë.

Redaksia e pranon me keqardhje gabimin që ka lejuar një gazetare të papërvojë me publiku lajme (të huazuara nga mediet e tjera). Por, redaksia dëshiron të sqarojë se ky është një lëshim profesional, pavarësisht tendencës (nga zëdhënësi i një partie etj.) që t’i japë “ngjyrim” tjetër këtij lëshimi fatkeq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco