Thellohet skandali: Fillojnë hetimet pse nuk punuan kamerat në momentet kur iku Radoiçiqi

Thellohet skandali: Fillojnë hetimet pse nuk punuan kamerat në momentet kur iku Radoiçiqi

13:06, 04/02/2022

Arratiisja e Milan Radoiçiqit nuk është kapur fare nga kamerat e sigurisë në pikën kufitare në Bërnjak. Arsye për këtë ka qenë mosfunksionimi i tyre.

Lajmin e ka konfirmuar prokurori Rasim Maloku.

Ai ka thënë se kanë nisur hetimet për këtë çështje, dhe se është rekomanduar edhe suspendimi i tre zyrtarëve policorë.

“S’ka ende ndonjë informacion zyrtar pse s’kanë funksionu, por ka fillu një hetim. Është rekomandu edhe suspendimi i tre zyrtarëve policorë që kanë qenë në detyrë në atë kohë”, tha Maloku 

Ndryshe, mesditën e së enjtes, Milan Radojçiq i është arratisur Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Bërnjak. Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje se si i iku Radojçiq nga duart.

Derisa zyrtarët policorë ishin duke kryer procedurat e verifikimit, Radojçiq është kthyer mbrapa me veturë, në drejtim të Serbisë.

Sipas verifikimit të kryer nga policia, ka rezultuar se Radojçiq është i kërkuar në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco