Ambasada e Ukrainës tregon se plot kosovarë janë të interesuar të luftojnë atje

Ambasada e Ukrainës tregon se plot kosovarë janë të interesuar të luftojnë atje

12:47, 04/02/2022

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov tha se Ukraina nuk ka marrë ende një vendim për të njohur Kosovën si shtet. “Ne jemi të vetëdijshëm për mbështetjen e dhënë nga zyrtarët e Kosovës. Po ashtu, qytetarët e Kosovës po na drejtohen me propozime dhe pyetje se si të vijnë në Ukrainë për të ndihmuar, të marrim pjesë në mbrojtjen e Ukrainës. Të gjitha këto propozime dhe thirrje po ua përcjellim Ministria jonë”, tha Shkurov për Euronews shqiptar.

Ai më pas deklaroi se vendi i tij është ende në fazën e rishqyrtimit të çështjes së njohjes së Kosovës. Ai ka theksuar se çështja e Kosovës do të shqyrtohet në të ardhmen.

“Kjo çështje nuk është në rend dite për momentin, sepse para se të shqyrtohet dhe të merret një vendim, duhet të konsultohemi me ekspertë, që të jetë më e lehtë për ata që do të marrin një vendim”, tha ai.

I pyetur për mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës, ambasadori theksoi se ishte shumë i kënaqur me mikpritjen e shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco