Deputetja me pesë vetura të biznesit ia merr shtetit qindra euro për naftë brenda 2 muajsh

Deputetja me pesë vetura të biznesit ia merr shtetit qindra euro për naftë brenda 2 muajsh

11:53, 04/02/2022

Edhe deputetja e VV-së, që në partinë e Kurtit aderoi nga Partia Demokratike e Kosovës, Adelinë Grainca, po del të ketë marrë para nga shteti për naftë.

Ajo në nëntor e dhjetor, nga shteti ka marrë 360 euro për shpenzimet e naftës, shkruan lajmi.net.

Ajo ka deklaruar se udhëton nga Ferizaj në Prishtinë.

Në Agjencinë Kundër Korrupsion, Grainca ka deklaruar pesë vetura të biznesit.

Më e shtrenjta nga to është ajo e 75 mijë eurove.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco