Përleshje e madhe mes nxënësve në Prishtinë, drejtori i shkollës nuk e fton Policinë

Përleshje e madhe mes nxënësve në Prishtinë, drejtori i shkollës nuk e fton Policinë

15:33, 02/02/2022

Një përleshje mes nxënësve të shkollës së mesme ekonomike “Hoxhë Kadria” ka ndodhur sot në Prishtinë.

Në disa video të dërguara në adresën e KALLXO.com shihen nxënësit të cilët të cilët godasin fizikisht njëri tjetrin dhe nën anën tjetër nxënësit e tjerë të cilët janë mbledhur për të shikuar këtë përleshje.

Mirëpo drejtori i shkollës “Hoxhë Kadria”, Jahë Sahiti thotë se pas bisedës me nxënësit ka vendosur të mos e njoftoj Policinë e Kosovës.

“Kur i kam ftu në zyre nxënësit më thanë që nuk jemi përleshur mes vete, por kemi bë hajgare. Nuk e kam telefonuar policinë, sepse ata më thanë se janë shokë, i’u kam kërku që nesër me sjellë prindërit në shkollë”, ka thënë Sahiti.

Sipas Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, neni 38 pika 1 “Ndëshkimi trupor dhe masat disiplinore, të cilat dëmtojnë dhe dobësojnë dinjitetin njerëzor të fëmijës, duke përfshirë format e dhunës fizike dhe mendore, si dhe sjellje që e degradojnë, turpërojnë dhe e vënë fëmijën në situatë të dobët, janë të ndaluara në secilin ambient në shtëpi dhe familje, institucione edukativo arsimore, në institucionet e kujdesit, organet e rendit dhe sistemit të drejtësisë, në ambientet e punës dhe komunitetit”.

Sipas një publikimi të UNICEF në nivel global, gjysma e nxënësve të moshës 13-15 vjeç, raportojnë se kanë përjetuar dhunë nga bashkëmoshatarët brenda dhe përreth shkollës. Ndërsa më shumë se një në tre studentë midis moshës 13 dhe 15 vjeç përjetojnë ngacmim dhe pothuajse i njëjti proporcion përfshihen në përleshje fizike.

“Fëmijët që i nënshtrohen dhunës mund të përjetojnë lëndime fizike, infeksione seksualisht të transmetueshme, depresion, ankth, çrregullim të stresit post-traumatik (PTSD) dhe mendime vetëvrasëse. Ata gjithashtu mund të fillojnë të shfaqin sjellje të rrezikshme, agresive dhe antisociale. Fëmijët që rriten rreth dhunës kanë një shans më të madh për ta përsëritur atë te një brez i ri viktimash”, thuhet në publikimin e UNICEF.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco