Tentoi të ikë nga zyrtarët policorë, arrestohet 22 vjeçari i dyshuar për tentim vrasje

Tentoi të ikë nga zyrtarët policorë, arrestohet 22 vjeçari i dyshuar për tentim vrasje

15:28, 02/02/2022

Policia e Kosovës dje ka pranuar një rast të kanosjes në rrugën “Plava” në Prishtinë.

Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe duke dhënë urdhra të ligjshëm ka provuar të ndaloj të dyshuarit.

“Një i dyshuar, respektivisht vozitësi i veturës, ka refuzuar respektimin e urdhrit policor si dhe ndaljen, me ç’ rast vrullshëm ka drejtuar veturën e tij, VË, Polo, me targë Kosove, për t’i ikur policisë.

Me këtë rast, me veprimin e tij, i dyshuari ka goditur me veturë zyrtarin policor, duke i shkaktuar lëndim të rëndë, për çfarë i është ofruar ndihma mjekësore”, thuhet në njoftimin për media.
Ndërkohë që policia ka filluar një hetim për ngjarjen ka arritur të identifikojë të dyshuarin: L.L, 22 vjeç, shtetas i Kosovës.

I njëjti është lokalizuar dhe arrestuar pak kohë pas ngjarjes së ndodhur në rrugën “Abdulla Bojku” në kryeqytet.

“Pas arrestimit, policia ka iniciuar një hetim për veprën penale “Vrasje e Rëndë në Tentativë” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco