Kjo është mosha e gjashtë viktimave të fundit nga COVID-19

Kjo është mosha e gjashtë viktimave të fundit nga COVID-19

15:00, 02/02/2022

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 2 mijë e 590 raste të reja të të infektuarve me virusin COVID-19.

Gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa janë shëruar 2 mijë e 952 qytetarë.

Në të njëjtën kohë nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se personat të cilët humbën jetën i takojnë moshave si më poshtë:

Një nga ta i moshës mbi 80 vjet, tre prej tyre 70-79 dhe dy të tjerë nga mosha 60 deri në 69.

Postimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.563 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.783.672 doza të vaksinës.

Deri më sot 806.8268 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 82.751 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 12.259 testime, 2.590 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.952 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 174.996.

Në total numri i rasteve aktive është 33.538./Lajmi.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco