Jep dorëheqje Naser Shala - Ftyra nga Drejtori i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim

Jep dorëheqje Naser Shala - Ftyra nga Drejtori i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim

14:59, 02/02/2022

Ka dhënë dorëheqje drejtori i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim, Naser Shala nga pozita e tij.

Shala e ka paraqitur dorëheqjen e tij të Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

“Dorëheqja e tij erdhi si pasojë e mos miratimit të Raportit Vjetor të Agjencisë për vitin 2020 në seancën plenare të mbajtur me 6 dhjetor. Ky Raport nuk ishte miratuar në dy komisionet përkatëse, atij për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit si dhe Raportit Vjetor Financiar të Agjencisë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfer”, thuhet në njoftimin e AKKVP-së.

Tutje në njoftim është bërë e ditur se Shala ka vendosur për të dhënë dorëheqje nga detyra e tij në mënyrë që Agjencia të vazhdojë me punën e sajë pa tendenca të natyrave politike.

“Arsyet e mos miratimit te këtij raporti janë konsideruar te natyrës politike, andaj në mënyre që të shmanget mos miratimi i raporteve tjera që Agjencia do ti dërgojë në Kuvend, dhe që mos të penalizohet Agjencia më tutje, Shala ka vendosur të dorë hiqet nga detyra e tij në mënyrë që Agjencia të vazhdojë me punën e sajë pa tendenca të natyrave politike”, është thënë në njoftim.

Naser Shala, ndryshe i njohur si komandant “Fytyra” ishte zgjedhur drejtor nga ana e Kuvendit të Kosovës me datë 28 shkurt 2019, me një mandat 5 vjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco