RTK me 80 redaktorë e 60 gazetarë, befasohet këshilltari i Glauk Konjufcës

RTK me 80 redaktorë e 60 gazetarë, befasohet këshilltari i Glauk Konjufcës

15:22, 31/01/2022

Këshilltari i kryeparlamentarit Glauk Konjufca ka mbetur i befasuar nga disa të dhëna për mediumin publik, RTK-në.

Në raportimin e kryetarit të bordit të RTK-së, Besnik Boletini është përmendur edhe shifra 80 redaktorë e 60 gazetarë. Një fakt I tillë e ka nxitur Driton Talin të reagojë në rrjetet sociale.

“Edhe këtë e dëgjova: RTK i paska 80 redaktorë e 60 gazetarë?

A ka ndokush që e shpjegon këtë fenomen?”, ka pyetur këshilltari i Konjufcës.

RTK prej vitesh është keqmenaxhuar dhe mbipunësuar, ndërsa së fundmi bordi i ri shkarkoi drejtorin Ngadhnjim Kastrati e zëvendësin e tij Mentor Shala. Pjesa tjetër e menaxhmentit, e zgjedhur nga politika, vazhdon të jetë në pozitat e mëparshme.

Kështu, Festim Kabashi nuk është prekur nga bordi i ri në pozitën e rëndësishmë te drejtorit të televizionit. Njësoj nuk ka pasur lëvizje as me Ernest Lumënm drejtoin e Radios. Kabashi dhe Luma erdhën në këto pozita falë ndërhyrjes së Ramush Haradinajt. Pjesa tjetër e menaxhmentit ishin zgjedhur nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Kryetari i Sindikatës së RTK-së Fadil Hoxha ka reaguar duke shprehur shqetësimin se një klan i ri mund të vendoset në RTK. Ai e ka sfiduar u.d të drejtorit të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj duke i thënë se nuk guxon ta shkarkojë Festim Kabashin.

Mbetet të shihet nëse Hoxha është nxituar, apo Ahmetxhekaj do të veprojë që RTK të ketë një menaxhment krejtësisht të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco