Avokati Rees: Gucati nuk është fajtor për asnjë nga veprat për të cilat akuzohet

Avokati Rees: Gucati nuk është fajtor për asnjë nga veprat për të cilat akuzohet

15:18, 31/01/2022

Mbrojtja e ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, avokati Jonathan Elystan Rees ka thënë se Hysni Gucati nuk është fajtor për asnjë prej veprave për të cilat akuzohet.

Në konferencën mbi ecurinë e çështjes në Dhomat e Specializuara në Hagë është diskutuar edhe për deklaratat dhe datat përmbyllëse në këtë rast gjyqësor.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith ka deklaruar se mbrojtja e Gucatit ka parashtruar se paneli duhet të vijojë më tej me procedurën e ndarjes së lëndës.

Ndërsa Rees ka thënë se Hysni Gucati nuk është fajtor për asnjë nga pikat e aktakuzës.

“Parashtrimi që bëj unë ose ftesa që bëj për trupin gjykues është që pa cenuar parashtrimet e mija, pra unë mendoj që zotëri Gucati nuk është fajtor për asnjë prej veprave për të cilat ai akuzohet. Fakti që ne na është kërkuar të trajtojmë mundësinë e dënimit për një ose më shumë vepra penale pjesërisht demonstron, ose të paktën kështu e kuptojmë ne, tani ne jemi jo në pozicion të favorshëm që të trajtojmë dënimin dhe për këtë arsye neve mendojmë të bëjmë parashtrime për lehtësimin përpara se të jepet gjykimi”, ka thënë avokati Rees.

Rees ka thënë se baza kryesore e mbrojtjes është qasja ndarëse e lëndës që është përshkruar nga gjykatësi.

“Megjithatë kjo nuk është e vetmja bazë, unë do të doja t’i kërkoja turpit gjykues që ta shqyrtonte me kujdes këtë parashtrim, baza kryesore e jona është që qasja ndarëse e lëndës që keni përshkruar ju të nderuar gjykatës duhet që të përqafohet. Mendoj që nuk ka asnjë rrethanë në të cilën trupi gjykues mund të ushtrojë të drejtën e tij për të marrë vendim menjëherë”, ka thënë Rees.

Gjykatësi ka bërë të ditur se për të gjitha parashtrimet nga palët do të ketë vendime lidhur me shkrim.

Në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndër të tjera është bërë e ditur se mbrojtja nuk do të ftojë dëshmitarë të tjerë në këtë proces gjyqësor.

Seanca e 4 shkurtit në këtë proces gjyqësor është anuluar ndërsa trupi gjykues do të nxjerrë vendim lidhur me hapat e mëtejmë në këtë proces.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco