'Shërbimi i jashtëm nuk mbahet me kushërinj e teze, por me profesionistë'

'Shërbimi i jashtëm nuk mbahet me kushërinj e teze, por me profesionistë'

15:16, 31/01/2022

“Shërbimi i jashtëm nuk mbahet me kushëri, teze, halla e dajë”. Ky është definicioni i zëvendësministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Liza Gashi, teksa flet për diplomacinë kosovare e punësimet që kanë ndodhur viteve të fundit në këtë dikaster.

E ftuar në debat “FOL Hapur” organizuar nga Lëvizja FOL, ka thënë se shërbimi i jashtëm mbahet me njerëz profesionist, por që thotë se në Kosovë mund të dalin disa familjarë që punësohen.

 “Shërbimi i jashtëm nuk mbahet me kushëri, teze, halla e dajë. Shërbimi i jashtëm mbahet me njerëz profesionist të cilët janë anë e kanë këtij vendi edhe jashtë vendit. Kosova është vend i vogël. Ndonjëherë ka mundësi që dalin edhe disa familjarë. Unë nuk gjykojë edhe në Ministri të Punëve të Jashtme, ju kam thënë gjithë zyrtarëve të cilët i kam taku. Pa marr parasysh kënd e përkrahin njerëzit sa i përket partisë. Kjo punë është zgjedhje, është zgjedhje personale kënd ti voton, kënd e donë. Për mua ka rëndësi në kuadër të koordinimit, komunikimit dhe implementimit të politikave është kompetenca, kompetenca dhe vetëm kompetenca”, u shpreh ajo.

Teksa ka folur për punët që bëhen në këtë dikaster, zëvendësministrja Gashi ka thënë se në emër të institucioneve bëhen skandale por që sipas saj nuk merren masa ndaj tyre pasi që është djali i njonjë funksionari të lartë.

“Ne duhet të mësojmë të respektojmë profesionistin por edhe të penalizojmë zyrtarin … që në emër të institucionit bënë skandale të njëpasnjëshme por për faktin që është djali ose çika filanit nuk merren masa. Edhe kur ne bëjmë gabime jam e gatshme me u kthy mbrapa me reflektu në gabime potenciale ton në mënyrë që me lëviz tutje”, ka thënë ajo.

Kritika të tilla janë dëgjuar shpesh nga zyrtarë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke përfshirë edhe vet kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Shefi ekzekutivit gjatë fushatës zgjedhore kishte thënë se kushërinjtë janë për dasma, e jo për t’i punësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco