Këshilltarja e ministres Haxhiu “godet” Fjolla Ujkanin

Këshilltarja e ministres Haxhiu “godet” Fjolla Ujkanin

14:36, 31/01/2022

Nazlie Bala, këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë, ka reaguar pas bullizimeve që i janë bërë profesorit nga Vushtrria, Lulzim Paci, pas publikimit të një videoje ku ai u shfaq duke vallëzuar.

Bala në një postim në Facebook ka shkruar se është e turpshme për këdo që ka bullizuar profesorin.

“I veshur po, valltar po, çka ka këtu për të bullizuar! I dashur profesor Paci, vazhdo jetën dhe vallëzimin ashtu siç ndihesh. Turp kushdo që të ka bullizuar!”, ka shkruar ajo.

Ditë më parë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani deklaroi se ndaj profesorit të biologjisë, Lulzim Paci, duhen të merren masa.

Ajo këtë kërkesë ia kishte bërë gjimnazit ku punon profesori dhe Drejtorisë së Arsimit në Vushtrri. Këtyre deklaratave ajo iu ka qëndruar pas edhe sot.

“S’kam çka e komentoj, është e hapur kërkesa jem. Pse me komentu?”, tha ajo.

Profesori i biologjisë, Lulzim Paci, ka shpërthyer në lot teksa fliste sesi u bullizua pas publikimit të videove duke vallëzuar.

Ai deklaroi se ka marrë shumë komente negative, derisa u shpreh se askujt s’i ka bërë keq me ato veprime, përveç se sipas tij, i ka mbrojtur vlerat kombëtare.

Paci deklaroi se Ujkani ka qenë nxënëse në atë shkollë dhe sipas të gjitha gjasave nuk do ta padisë atë.

Ka folur edhe për telashet që ka shkaktuar gjithë kjo situatë në familjen e tij.

“I thashë vëllait tim, nëse të pyesin se çka e ke Lulzim Pacin, thuaj kushëri. Mos i thuaj vëlla”, deklaroi Paci derisa ia nisi të qajë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco