Adriana Matoshi i del në mbrojtje Lulzim Pacit me vallëzim

Adriana Matoshi i del në mbrojtje Lulzim Pacit me vallëzim

13:56, 31/01/2022

Me një video duke vallëzuar, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, i ka dalë në mbrojtje profesorit nga Vushtrria, Lulzim Paci, që u bullizua nga një pjesë e komentuesve në rrjetet sociale.

Matoshi shkroi në Facebook se nuk është valltare profesionale, mirëpo "pas krejt sendeve që i kalova, nuk e kam në plan të ndalem duke u vallëzuar o profesor".

Postimi i plotë:
Une nuk di me kcy se nuk jom valltare profesioniste, po bash qitash qe kom arsyje mas krejt seneve qe i kalova, nuk e kom plan me u nal tu kcy o profe.
Une jom ftyre publike se jom pjese e skenes se artit qe shume vjet, tash edhe pjes e politikes, po prap m'shajne, m'keshin, e bullizojne me mu. Po apet nuk e kom plan mu nale o profe.
Nese ti ishe kone i huji, kishe dal e kishe bo naj vallzim palidhje pa ritem hiq, kishin thone "qe bre ktyne te jashtit gjithçka ju ka hije"..."ktyne te jashtit nuk ja u nin per sen"...
Ne fund te dites ti je PROFESOR.
Mos e nal vallzimin per kerkon.
Shyqyr qe mas pandemise e izolimit qe e kemi perjetu, njerzt e gjejne motivin me reflektu pak pozitivitet e mu argetu n'menyrat e veta. Kerkujt kurgjo t'keqe nuk i ke bo.
Ishalla jeta ka me na dhone gjithmone arsyje me festu e vallzu.
#meProfen
#profaChallenge

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco