Skenderaj: Arrestohet një person për dhunë në familje

Skenderaj: Arrestohet një person për dhunë në familje

12:41, 31/01/2022

Është arrestuar një person në Skenderaj nën dyshimin se ka kryer veprat penale “dhunë në familje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Policia njofton se rasti i dhunës është raportuar më 28 janar, derisa më pas është arrestuar 50-vjeçari me inicialet B.L.

Gjatë intervisimit është zbuluar se i dyshuari posedon një armë zjarri në shtëpinë e tij.

“Policia ka shkuar në lokacionin e lartcekur dhe si provë materiale kanë konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe 19 fishekë të kalibrit 7,62x39mm. Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit, i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa me datën 30.01.2022 është dërguar në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore Mitrovicë-Dega Skenderaj, ku i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj”, thuhet në njoftimin e plotë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco