Arrestohet një person për dhunë në familje

Arrestohet një person për dhunë në familje

12:13, 31/01/2022

Një person nga Skënderaj është arrestuar, pasi dyshohet se më 28 janar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një familjareje të tij.

Në njoftimin e PK-së thuhet se i dyshuari ka ushtruar në vazhdimësi dhunë ndaj viktimës së rastit.

“Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, lidhur me rastin kanë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor, personi i dyshuar B.L., 50 vjeçar dhe gjatë intervistimit të tij është zbuluar se i dyshuari posedon një armë zjarri në shtëpinë e tij”.

“Policia ka shkuar në lokacionin e lartcekur dhe si provë materiale kanë konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe 19 fishekë të kalibrit 7,62x39mm”, thuhet në njoftim,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco