Zyrtari i PDK-së rendit pesë arsyet pse ishte kundër që Dardan Sejdiu të zgjidhet nënkryetar i Prishtinës

Zyrtari i PDK-së rendit pesë arsyet pse ishte kundër që Dardan Sejdiu të zgjidhet nënkryetar i Prishtinës

17:29, 28/01/2022

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bujar Cakolli ka renditur pesë arsyet e tij për kundërshtimin e nominimit të Dardan Sejdiu për nënkryetar i Prishtinës.

Cakolli tha se kundërshtimi i tij  mbështetej mbi premisa parimore dhe se ai nuk kishte ambicie personale për pozitën për të cilën përflitej Sejdiu.

Sipas tij, Blerand Stavileci është nënkryetari që do t’i duhej Prishtinës.

“Mendoj se pozicioni i nënkryetarit të komunës është pozicion puro politik dhe duhet të jetë adresë politike në radhë të parë për qytetarët e Prishtinës e pastaj edhe për votuesit e PDK. Prandaj ky pozicion duhet të mbulohet nga një personalitet i fuqishëm dhe me integritet i degës. Mendoj se në këtë pike ku kemi arritur, si dhe duke pasur parasysh faktin se kush brenda strukturave të degës ka ambicie për pozitën e nënkryetarit, jam plotësisht i bindur se zgjedhja më e mirë për nënkryetar të  Komunës sê Prishtines do të ishte Blerand Stavileci, si një politikan me përvojë të gjatë politike”, tha ai.

Përmes një postimi në “Facebook”, Cakolli ka përshëndetur refuzimin e Dardan Sejdiut për të qenë nënkryetar i kryeqytetit.

Pozita e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, e cila sipas marrëveshjes për koalicion në Prishtinë i takon Partisë Demokratike të Kosovës, ka ngjallur një debat të ashpër publik gjatë kësaj jave.

Postim i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco