Universiteti i Prishtinës i mban në 'xhep' universitetet dhe kolegjet shqiptare

Universiteti i Prishtinës i mban në 'xhep' universitetet dhe kolegjet shqiptare

15:28, 28/01/2022

Universiteti i Prishtinës mbetet lider në hapësirën mbarë shqiptare të arsimit të lartë sipas Google Schoolar

Profesori i UP-së, Blerim Rexha publikoi statistikat e fundit, shkruan Syri.net Kosova.

Një metrikë alternative dhe indirekte e matjes së cilësisë së Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) e publikoi dje, Cybermetrics Lab, pjesë e Spanish National Research Council me seli në Madrid, duke mbledhur numrin e citimeve të mbi 7000 institucioneve në Google Scholar. Algoritmi i përdorur nga Cybermetrics Lab ka përzgjedhur nga secili institucion top 210 profilet (mësimdhënësit) më të cituara, pastaj nga ky top 210 ka larguar 20 profilet më të cituara, ashtu që krahasimi në mes të institucioneve të jetë i pavarur nga madhësia e tyre, siç e kanë shpjeguar në ueb faqen e tyre: http://www.webometrics.info/en/transparent.

Nëse krahasohen më tutje numri i citimeve, shihet qartë Universiteti i Prishtines ka mbi 2 herë më shumë citime se të gjithë të tjerët se bashku!

“Është për të ardhur keq që në këtë listë nuk detektohen nga Google të gjitha IAL në Kosovë, disa që janë shumë të vogla e disa që nuk kanë profil digjital – e luksin që të mos i gjej në Internet as Google nuk duhet ta ketë askush e në veçanti IAL. Profili digjital është po aq i rëndësishëm sa edhe prania fizike.”, potencoi Rexha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco