Policia i konfiskon një ‘kallashnikov’ një 17 vjeçarit në Han të Elezit

Policia i konfiskon një ‘kallashnikov’ një 17 vjeçarit në Han të Elezit

11:23, 28/01/2022

Policia e Kosovës në Han të Elezit i ka konfiskuar një armë një personi të moshës 17 vjeçare.


Stacioni policor në Han të Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar një informacion inteligjent se, një person me inicialet A.SH (M/K) i moshës 17 vjeçar posedon armë zjarri.

 

 

“Në lidhje me këtë policia në bazë të autorizimeve dhe në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka marr veprimet e nevojshme dhe ka gjetur në shtëpinë e tij një armë zjarri automatike me një karikator pa fishek”, thuhet në njoftim.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit A.SH është inicuar rasti penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa arma i është konfiskuar.

Më poshtë keni armën e konfiskuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco