Rexha: Qeveria Kurti, më racionale se qeverisjet e kalura në paranë publike

Rexha: Qeveria Kurti, më racionale se qeverisjet e kalura në paranë publike

22:32, 26/01/2022

Albana Rexha nga Demokracia Plus, i ka komentuar të dhënat e raportit “Realizimi i planit të punës së qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021”, që është punuar nga Lëvizja “Fol” dhe PIPS.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka theksuar se një raport i tillë shërben shumë mirë si një mekanizëm për të kërkuar llogaridhënie tek Qeveria.

“Nëse i shohim të dhënat në lidhje me përmbushjet e objektivave të kabinetit qeveritar, e shohim se disa nga dikasteret kanë punuar më mirë e disa më keq. Kjo mundet të ndikojë në rritjen e konkurrueshmërisë mes domeneve të ndryshme. Për mua nga të gjitha ministrisë, më shqetësuese është Ministria e Financave, e cila pati përqindje shumë të ulët të implementimit. Duke e pasur parasysh që MF-ja është pjesë e tre institucioneve të qendrës së qeverisë, është me rëndësi që t’i kushtohet më shumë vëmendje”, ka thënë Rexha.

Sipas saj, matja e punës së Qeverisë Kurti duhet të krahasohet me periudhën e njëjtë edhe të qeverive të kaluara që e drejtonin vendin. Rexha shton se ekzekutivi i tanishëm qëndron më mirë në disa aspekte.

“Kjo qeveri qëndron më mirë në integriteti figurave publike se sa qeverisjet e kaluara. Po ashtu, kemi një standard më të mirë të asaj se si është shfrytëzuar paraja publike. Sipas vlerësimit tim kjo qeveri është shumë më racionale se sa qeverisjet e kaluara. Gjithashtu, kemi përmirësim të punës së administratës, duke përfshirë këtu edhe zgjedhjen e bordeve të reja. Qeveritë e kaluara kishin kriter nepotizmin për zgjedhje në kuadër të bordeve, me këtë qeveri tash kjo ka filluar të ndryshojë”.

“Duhet të vlerësojmë edhe planprogramin e ekzekutivit dhe realizimin e tij. Dua të përmend COVID-19, kjo është prioritet kanë thënë, vlerësoj se është mirë menaxhuar situata. Por, ka një problem me masat momentale që janë në fuqi”, ka thënë Rexha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco