Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Maqedoni, i gjinden në trup rreth 2 kg drogë

Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Maqedoni, i gjinden në trup rreth 2 kg drogë

21:51, 25/01/2022

Me datë 25.01.2022 rreth orës 18:45, Policia Kufitare e Kosovës, drejtoria rajonale-Lindje, konkretisht Njësia patrulluese Hani Elezit, gjatë realizimit të detyrave dhe vëzhgimit për menaxhim dhe kontroll efikas kufitar, në rrugën Ekzodi99 në Han të Elezit në zonën kufitare në mes të Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Kosovës kanë ndaluar një person duke tentuar ta kaloj ilegalisht kufirin nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë legjitimimit dhe kontrollit trupor të personit në pallto iu janë gjet edhe katër (4) paketime të mbështjella me rreth dy (2) kilogram substancë të dyshuar narkotike (që sipas të dyshuarit është drogë e llojit Heroinë), shkruan Syri.net Kosova.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar dhe njësia e antidrogës në Ferizaj.
Është iniciuar rasti “Blerja, posedim shpërndarja dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Tentim kalimi ilegal i kufirit ose vijës kufitare”, substanca e dyshuar është konfiskuar, personi i dyshuar është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco