Kosova dhe Bosnja, dy vendet e vetme jo anëtare të platformës për certifikata dixhitale

Kosova dhe Bosnja, dy vendet e vetme jo anëtare të platformës për certifikata dixhitale

07:56, 24/01/2022
Personat e vaksinuar me vaksinën anti-COVID mund të marrin një kod QR dhe mund ta dëshmojnë se janë të vaksinuar përmes certifikatës dixhitale. Por këtë nuk mund ta bëjnë edhe kosovarët, pasi Kosova nuk është anëtarësuar në platformën e BE-së për certifikatën dixhitale.

Përveç Kosovës në këtë platformë nuk është e anëtarësuar as Bosnja.

“Kosova edhe Bosnja dy vendet e vetme ne Evrope qe nuk jane anetaresu ende ne platformen e BE-se per certifikaten dixhitale te vaksinimit kunder Covid-19”, ka shkruar gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitia.

Në anën tjetër shumë shtete të Evropës janë anëtarësuar dhe kanë filluar përdorimin e certifikatave dixhitale.

Ata që kanë certifikatë dixhitale mund të provojnë me aplikacionin CovPass të instaluar në telefonët e tyre smart.

Certifikata përfshinë emrin, mbiemrin, datën e lindjes së personit në fjalë, vaksinën e kompanisë që ka marrë.  Po ashtu edhe informacione nëse e ka rezultuar pozitiv apo jo me COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco