Prej sot secili i huaj ka të drejtë të ketë pronë në emër të tij në Kosovë

Prej sot secili i huaj ka të drejtë të ketë pronë në emër të tij në Kosovë

11:38, 21/01/2022

Kuvendi ka miratuar sot projektligjiin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës.

Këtë e mundësuan votat e 75 deputetëve.

Përdallim nga ky projektligj, në legjislativ nuk mori dritën jeshile Marrëveshja e Financimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”.

Kjo si rezultat i kundërshtisë së LDK-së. PDK e AAK e kanë mbështetur këtë marrëveshje. Bashke me votat e këtyre dyjave dhe ato të VV-së e minoriteve, përjashto Listën Serbe, u bënë 75 vota, të pamjaftueshme për miratim.

Marrëveshjet ndërkombëtare si kjo kërkojnë aprovimin e 81 deputetëve apo 2/3 e votave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco