10 vjet nga hapja e shampanjës për liberalizimin e vizave, izolimi vazhdon

10 vjet nga hapja e shampanjës për liberalizimin e vizave, izolimi vazhdon

07:54, 21/01/2022

Një dekadë është bërë nga fillimi i negociatave për liberalizimin e vizave ndërmjet Kosovës e Komisionit Evropian, e kosovarët vazhdojnë të mbesin jashtë zonës shengen.

Përderisa pushteti aktual fajësojnë ish-kryeministrat e kaluar për dështimin, opozita e konsiderojnë si të politizuar procesin, e njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare si padrejtësi për Kosovën.

Kur Komisioni Evropian kishte propozuar Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian që Kosovës t’i hiqeshin vizat në Kosovë ishin hapur shampanjat.

Një dekadë më vonë Kosovarët ende nuk mund të lëvizin lirshëm në Evropë.

Tërë këtë proces ish-zëvendësministri i Jashtëm Ibrahim Gashi e sheh të tej zgjatur dhe të padrejtë.

“Kur flasim për 4-5 vitet e fundit është proces i tej zgjatur që në disa raste i kemi kontribuar edhe vet me disa vendime politike. Por dihet se vende të caktuara të BE-së e kanë frenuar këtë proces”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ibrahim Gashi.

Në anën tjetër Agon Batusha nga Lëvizja Vetëvendosje fajin për mosliberalizimin e vizave ua lë qeverive të kaluara.

“Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën para 10 viteve kishte filluar me hapa të shpejtë, por që u devalvu nga deklaratat e ish-kryeministrave apo ish-ministrave që kanë dhënë deklarata të paqena për qytetarët e Kosovës”, deklaroi Agon Batusha.

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj thotë se çështja e liberalizimit të vizave është kthyer në çështje politike.

“Mendoj se procesi më shumë lidhet me çështjet politike përfshirë dialogun. Vizat i kanë si adut për dialogun dhe ta kushtëzojnë Kosovën”, deklaroi Lekaj.

Kosova është vendi i vetëm në Evropa që nuk ka liberalizim të vizave. Shqipërisë e Bosnjës i janë dashur nga tre vjet për liberalizim të vizave, derisa Malit të Zi e Maqedonisë e Serbisë nga dy vjet.

Franca e cila kryeson presidencën e BE-së për gjashtë muajt e parë të këtij viti, nuk ka dhënë shumë shpresë se mund të ketë lëvizje në atë drejtim që Kosovës t’i jepen vizat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco