Therje me thika në Pejë, lëndohen dy persona

Therje me thika në Pejë, lëndohen dy persona

15:37, 20/01/2022

Dy persona kanë pësuar lëndime nga një përleshje me thika që ka ndodhur mes tyre sot në lagjen “Fidanishte” në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 14:45 policia ka pranuar informatën për një përleshje në mes të dy personave. Gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjetet të mprehta dyshohet që thikë. Si pasojë dy personat e përfshirë në këtë përleshje kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në spital, dhe njëri prej tyre ka lëndime më të rënda”, tha Gashi.

Ai shtoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco