Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Sali Mustafës

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Sali Mustafës

07:41, 18/01/2022
Sot do të vazhdojë procesi gjyqësore ndaj Salih Mustafës.

Seanca do të filloj në orën 09:30.

Salih Mustafa është personi i parë që është arrestuar nga Gjykata Speciale në Hagë. Mustafa u dërgua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, pas arrestimit të tij nga policia e EULEX-it.

Gjykata Speciale ka publikuar aktakuzën dhe sipas saj, këto janë veprat për të cilat Mustafa dyshohet dhe për të cilat mban përgjegjësi penale:

Sali MUSTAFA mban përgjegjësi penale individuale për:

Pika 1: NDALIM ARBITRAR në kompleksin e ndalimit në Zllash afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, KRIM LUFTE, i ndëshkueshëm në bazë të neneve 14(1)(c), 16(1)(a), dhe 16(1)(c) të Ligjit;

Pika 2: TRAJTIM MIZOR në kompleksin e ndalimit në Zllash afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, KRIM LUFTE, i ndëshkueshëm në bazë të neneve 14(1)(c)(i), 16(1)(a), dhe16(1)(c) të Ligjit;

Pika 3: TORTURË në kompleksin e ndalimit në Zllash afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, KRIM LUFTE, i ndëshkueshëm në bazë të neneve 14(1)(c)(i), 16(1)(a), dhe 16(1)(c) të Ligjit; dhe

Pika 4: VRASJE E PALIGJSHME në kompleksin e ndalimit në Zllash afërsisht midis 19 prillit 1999 dhe rreth fundit të prillit 1999, KRIM LUFTE, i ndëshkueshëm në bazë të neneve 14(1)(c)(i), 16(1)(a), dhe16(1)(c) të Ligjit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco