Zv.ministri sulmon LDK-në, ja çfarë thotë për votimin e rezolutës për referendumin serb

Zv.ministri sulmon LDK-në, ja çfarë thotë për votimin e rezolutës për referendumin serb

21:29, 17/01/2022

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, pasi që shefi i ekzekutivit kreu punë dhe përfitoi sa mundi politikisht me rezolutën e Kuvendit të Kosovës kundër referendumit të Serbisë, i është kthyer sulmit politik ndaj opozitës që e mbështeti Qeverinë në këtë veprim institucional.

Sallahu, për dallim nga Kurti, që po provon të “flirtojë” me opozitën për nevojat e dialogut me Serbinë, e ka zhvlerësuar edhe bashkimin e të gjitha partive politike në raport me Serbinë.

“Votimi i LDK-së për Rezolutën që kërkoi ndalimin e mbajtjes së Referendumit serb në territorin tonë, qartazi e dëshmon dhe pranon secilin gabim që e kanë bërë në të kaluarën, duke mos ndërmarrë asgjë ne drejtim të ndalimit të cënimit të sovranitetit e shtetësisë sonë. Votimi i tyre tash, e konfirmon çdo gabim që e kanë bërë deri më sot! Gabimin e pranon edhe PDK-ja, deklarativisht e publikisht. Por, kjo parti nuk pati guximin të përballet me realitetin e ta formalizojë gabimin historik që kanë bërë, duke mos votuar për ndalimin e Referendumit serb. Fatkeqësisht, ata me mosvotim, morën anë. Tragjikisht, nuk u rreshtuan në mbrojtje të Republikës!”, ka shkruar zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Kryeministri Albin Kurti gjatë kohës sa ishte në opozitë, e sulmonte pushtetin për thuajse çdo gjë. Këtë gjë e kishte bërë edhe gjatë kohës kur pas këmbëngulësisë së Kosovës u ndalua treni ruso-serb që po udhëtonte drejt Mitrovicës me sloganet “Kosova është Serbi”. Kurti jo që nuk ishte në një zë me krerët e Kosovës asokohe, por edhe deklaronte se kjo ishte lojë e Thaçit me Vuçiqin.

Vite më parë kur Kuvendi i Kosovës kishte miratuar një deklaratë përmes së cilës kishte kundërshtuar dhe shpallur të paligjshëm e të pavlefshëm Referendumin e Strukturave Paralele në Komunat Veriore të Kosovës, po ashtu, Lëvizja Vetëvendosje si opozitë kishte refuzuar të votonte “pro” asaj deklarate, përkundër që bëhej fjalë për strukturat paralele të Serbisë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco