Temperaturat deri në – 7 gradë Celsius/ Parashikimi i motit për sot

Temperaturat deri në – 7 gradë Celsius/ Parashikimi i motit për sot

07:36, 17/01/2022

Sot do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me javën që lamë pas, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Ky institut parasheh që temperaturat minimale do të arrijnë deri në -7 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco