Teologu zbardh skandalin: Politika e bllokoi investimin 300 milionësh në Brezovicë

Teologu zbardh skandalin: Politika e bllokoi investimin 300 milionësh në Brezovicë

09:32, 27/12/2021

Teologu, Mustafë Bajrami ka zbardhur skandalin në lidhje me ndërtimet pa leje në Brezovicë, shkruan Syri.net Kosova.

Bajrami përmes një reagimi në Facebook ka thënë se investimin 300 milionësh në Brezovicë e ka bllokuar politika, derisa ka shkruar se ata që kanë dhënë ryshfet, kanë korruptuar e kanë bërë ndërtime pa leje në Brezovicë, janë po aq kriminelë sa dhjetë personat që u burgosën në lidhje me rastin.

Postimi i plotë:

Ata që kanë dhënë ryshfet, kanë korruptuar e kanë bërë ndërtime pa leje në Brezovicë, janë po aq kriminelë sa dhjetë personat që u burgosën në lidhje me rastin.

Shtrohet pyetja: Përse të përflitet kaq shumë vetëm ish-kryetari i Shtërpces kur dihet se ai nuk do mund t'i bënte këto krime pa mbështetjen nga Prishtina?! Pse nuk po përmenden emrat e qytetarëve që kanë dhënë ryshfet dhe kanë përfituar në dëm të interesit të përgjithshëm?! Apo, përse të mos merren në pyetje të gjithë funkcionarët dhe qytetarët e Kosovës që ndërtuan atje me leje e pa leje dhe e bënë Brezovicën shkret sikur gjithë Kosovën. Logjikisht, të gjithë këta janë pjesëmarrës në krimin makabër që iu bë atij aseti kaq të të rëndësishëm të Kosovës.

P/S: sa për informim, dikur nga një vend mik pata siguruar 300 milion dollarë për investime në Brezovicë, po, pikërisht këta njerëz i kanë refuzuar dhe e lanë Brezovicln në duar të këtyre kriminelëve. Disa në mënyrë direkte e disa të tjerë ndirekt.. Organet kompetente mund ta hulumtojnë rastin, ndërsa zëvendëskryeministri i atëhershëm mund të hedh dritë mbi çështjen edhe më shumë...!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco