Ujësjellësi jep lajmin: Punime në rrjet, nesër reduktime në këto zona

Ujësjellësi jep lajmin: Punime në rrjet, nesër reduktime në këto zona

22:15, 26/12/2021

Ujësjellësi Prishtina ka njoftuar se nesër do të këtë reduktime në disa zona në kryeqytet, ngase do të këtë punime, shkruan Syri.net Kosova.

Njoftimi i plotë:


Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se nesër datë 27.12.2021, do të ketë reduktime të furnizimit me ujë në zonat e përshkruara më poshtë. Pasojë e amortizimit të linjave, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë për ti hapur rrugë ndërhyrjes së ekipeve të mirëmbajtjes.
Punimet do të zhvillohen në linjën DN 300 mm material AC, në rrugën "Luan Haradinaj"  në Prishtinë.
Pa furnizim me ujë të pijshëm, gjatë ditës do mbesin këto zona: lagjja Pejton, lagjja Dardania pjesërisht, një pjesë ne lagjen "te Qafa", pjesë e objekteve banesore poshtë rrugës "Ahmet Krasniqi" ne lagjen "Arbëri" një pjesë e lagjes Lakrishte dhe një pjesë e vogël lagjes Kalabria në rr. "Tahir Zajmi", në Prishtinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco