Ish-bashkëpunëtorja e Rugovës alarmon se LDK po i nënshtrohet Sorosit

Ish-bashkëpunëtorja e Rugovës alarmon se LDK po i nënshtrohet Sorosit

13:19, 26/12/2021

Anëtarja e LDK-së Melhiate Tërmkolli ka komentuar përvjetorin e themelimit të subjektit ku ajo bën pjesë. 

Ish- bashkëpunëtorja e Rugovës alarmon se LDK po i nënshtrohet Sorosit

Tërmkolli ka ngritur dy paralele mes LDK-së dhe VV-së, duke i ndarë në dy etapa.

“Dy 14-shat e VV-së dhe dy 16-shat e LDK-së. Dy 14-shat janë të Albinit, të VV-së dhe Listës “Guxo”. Dy data brenda një viti. Njëra fitore, tjetra humbje” shkruan Tërmkolli – raporton Syri Kosova.

Tutje shton se të LDK-së, janë dy periudha në 32 vite, dy 16-sha.

Njëra Rugoviane, 16 vite. Tjetra anti-rugoviane, Isë-iste, tani edhe Soros-ist. “Unë” dhe “ju” u drejtohet katër herë “KryeSorosi”, katërdhjetë mjeranëve të përulur deri në gjunjë, si këtij, si atij para këtij! Kaq mjafton për të kuptuar kush është ky “unë” e kush jeni “ju”.

Tani, ky e ka kapë LDK-në nga bishti, për t’ia shkulë rrënjët.

S’ka si ta bëjë nga rrënjët sepse nuk ishte kurrë në të e brenda saj.

Ishte kundër saj, kundër “rugovizmit”.

E kishin mësuar ta sulmojë të vetmen lëvizje dhe parti kombëtare, djathtiste, si “demode”, të “vjetruar”, për ta grabitë e për për ta bërë “të re”me frymë e fytyrë sorosiane.

LDK-në tonë, të Kosovës- Dardanisë?!” përfundon ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco