'Serbët dhe shqiptarët të shikohen si njerëz'

'Serbët dhe shqiptarët të shikohen si njerëz'

13:05, 26/12/2021

Peshkopi i dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, ka thënë se është e rëndësishme që serbët dhe shqiptarët të shohin njëri-tjetrin si njerëz, e jo si anëtarë të një kombi apo feje tjetër dhe të solidarizohen me të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë.

Siç shkruan kosovo-online, Teodosje ka përmedur shqiptarët me të cilët sipas tij serbët duan të jetojnë në paqe me ta.

“Fatkeqësisht, e kemi parë që nuk ka shumë për momentin dhe mbetemi në shpresë dhe lutje që fryma e dashurisë t’i mposhtë ndarjet dhe urrejtjen etnike, në Kosovë të gjithëve u mjaftojnë qielli dhe dheu, uji, pyjet dhe fushat, njerëz me vullnet të mirë’’.

I pyetur nëse beson se fjalët nga mesazhi i Krishtlindjes: “Lavdi Zotit në lartësi, dhe paqe në tokë njerëzve”, do të marrin jetë në Kosovë, Teodosije thotë se ”si të krishterë jetojmë gjithmonë me shpresë dhe besim se çdo gjë do të jetë më mirë në Kosovë”.

‘’Besimi dhe shpresa jonë kthehen në përjetësi, sepse ne e dimë se gjithçka në këtë botë është kalimtare dhe se Zoti është i vetmi i përjetshëm. Na takon neve të bëjmë atë që mundemi, të jemi më të mirë dhe të pranojmë gjithçka që Zoti lejon me mirënjohje. Nuk kemi nevojë për askënd që të ofendojë apo lëndojë, ne duhet të ushqejmë tashmë çdo gjë që është e jona dhe që na ka ruajtur me shekuj”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco